Thursday, March 26, 2026

Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

Granit Maliqi nga Prekazi i Skenderajt është një shembull i një të riu të përkushtuar dhe profesionist, shkruan rajoni.org.

Hapat e parë në rrugëtimin e tij i mori në QKMF të Skenderajt, ku u dallua si një ndër nxënësit më të mirë dhe një praktikant shembullor, me etikë të lartë pune dhe përkushtim të vazhdueshëm.

Pavarësisht gjithë këtij angazhimi, Graniti, si shumë të rinj të tjerë, u përball me mungesë mundësish në vendlindje.

Ai konkurroi në mbi 12 konkurse për pozitën e infermierit, por nuk arriti të pranohet, edhe pse ishte i përgatitur dhe me vlera të dëshmuara profesionale.

Edhe fakti që është djalë i veteranit nuk mjaftoi që t’i jepej një mundësi për të kontribuar në atdhe.

I detyruar nga rrethanat, ai mori rrugën e gurbetit.

Sot, Graniti po e vazhdon me sukses profesionin e tij në Gjermani si infermier, duke dëshmuar se puna dhe përkushtimi gjithmonë shpërblehen, edhe nëse jo në vendin ku ke lindur.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer