E shtunë, 16 Nëntor, 2024

Nga “stupci” në restorant – Hoxhë Drilon Gashi shfaqet i lumtur me gruan

Pas raportimeve në media se hoxha Drilon Gashi njëherit këshilltar i Glauk Konjufcës kishte rrahuar gruan e tij, ky i fundit ka reaguar.

Gashi përmes llogarisë së tij në Facebook, ka publikuar fotografi me bashkëshorten në një restorant, e të cilës shihet duke ia mbajtur dorën.

“Me bashkëshorten 😍#since2007“, ka shkruar ai sipër fotos.

Gashi, gjatë vitit 2018 dyshohet se kishte rrahur bashkëshorten e tij. Për këtë vepër, ai ishte gjykuar nga Gjykata Themelore në Pejë e cila i kishte shqiptuar vërejtje gjyqësore.

Bazuar në aktakuzë, pas një mosmarrëveshje ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas duke e goditur me grusht dhe me dru, si pasojë viktima kishte përfunduar me lëndime trupore.

Këshilltari i Konjufcës rrahu gruan me dru, a do të shkarkohet? Flasin për Insajderin nga kabineti i kryekuvendarit

Gjykata Themelore e Pejës e kishte mbyllur rastin me një vërejtje gjyqësore duke u bazuar në rrethanat lehtësuese si pendimi, pajtimi me gruan dhe gjendja e rëndë ekonomike që ia pamundësoi pagimin e gjobës.

“Në shqyrtimin fillestar i pandehuri- pasi që paraprakisht i është lexuar aktakuza, është njoftuar me të drejtat dhe detyrimet procedurale, dhe pasojat e pranimit, përkatësisht mos pranimit të fajësisë. Drilon Gashi ka pranuar fajësinë dhe ka manifestuar keqardhje për atë se çfarë ka ndodhur. Këtë pranim të fajësisë, gjyqtari pasi që paraprakisht ka e ka marrë pëlqimin nga pakurori i shtetit dhe të dëmtuarës, i bindur se pranim-fajësinë i pandehuri e ka bërë ashtu siç e parasheh ligji – vullnetarisht pa u ndikuar nga askush dhe në asnjë mënyrë, e ka pranuar”, thuhet në vendim.

Gashi, 4 vite më parë ishte shkarkuar nga puna si imam i xhamisë “Nur” në Vitomericë të Pejës. Ndër arsyet e shkarkimit të tij ishte kontraversiteti gjuhësor që nuk përkon me Islamin. /

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer