Sunday, December 28, 2025

Nga tokë djerrinë në plantacione boronicash, Ministri Peci: Llugat i shndërruam në ara!

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar sot një nga plantacionet më moderne të boronicës në vend, duke e vlerësuar si shembull të transformimit rural dhe zhvillimit bujqësor që po ndodh përmes përkrahjes institucionale dhe vizionit afatgjatë të ministrisë, shkruan rajoni.org.

Në kuadër të Ditës Fushore, ministri vizitoi plantacionin e fermerit Erblin Gashi në fshatin Mramor të Komunës së Prishtinës, i cili është përfitues i një granti prej 22,750 euro për kultivimin modern të boronicës në vazo.

Sipas Peci, boronica është një produkt strategjik për ekonominë bujqësore, ndërsa sipërfaqet e mbjella me këtë kulturë janë dyfishuar vitet e fundit. Ministria e Bujqësisë ka ndarë 3.5 milionë euro në mbështetje për sektorin e manoreve, përfshirë këtu edhe mjedrën dhe kulturat tjera të ngjashme.

Postimi:

💙Llugat i shndërruam në ara!

☘️Dikur tokë djerrinë, sot një plantacion shembullor boronicash, dëshmi e qartë se përkrahja konkrete dhe vizioni afatgjatë po sjellin rezultate.

🫐Boronica është një produkt strategjik për ekonominë bujqësore, dhe këtë e dëshmon fakti që sipërfaqet e mbjella janë dyfishuar.

🍓3.5 milionë euro është vlera totale e mbështetjes për sektorin e manoreve.

🧑‍🌾Sot, në kuadër të Ditës Fushore, vizituam plantacionin e fermerit Erblin Gashi në fshatin Mramor të Komunës së Prishtinës, përfitues i grantit me vlerë 22,750 euro për kultivimin modern të boronicës në vazo.

🚜Ky produkt do të furnizojë tregun vendor dhe përmes kësaj do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

🤝Një falënderim i veçantë për Shoqatën “Mjedra e Kosovës” për bashkëpunimin shumë korrekt dhe mbështetjen e vazhdueshme në zhvillimin e sektorit të manoreve.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer