Friday, July 18, 2025

Nga zemra e Drenicës drejt majave të basketbollit!

Pa dyshim që në të kaluarën, Drenica gjithmonë ka pasur talente në sfera të ndryshme të jetës, si në sport, kulturë, shkencë e arsim, të cilët kanë lënë gjurmë në kohën kur kanë jetuar. Me talentin e tyre, ata kanë qenë dhe mbeten një krenari për këtë trevë dhe për Kosovën në përgjithësi, shkruan rqjoni.org.

Rrugës për t’u bashkuar kësaj plejade njerëzish të këtij rangu është edhe talenti i basketbollit, Riad Gashi, me prejardhje nga Krysheci i Skenderajt, i cili jeton dhe vepron në Francë . Ky djalosh është një supertalent i kësaj disipline sportive dhe pa dyshim e ardhmja e tij në sport premton arritje në piedestalet më të larta të basketbollit botëror.

Gashi dje, pa asnjë problem, i ka kaluar testet për të qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës, një arritje që shënon realizimin e synimit të parë për këtë supertalent.

Pa dyshim që kjo sjell një gëzim të madh për vetë atë, për familjen e tij, dhe sidomos për gjyshin Agimin, një emër i njohur i kulturës dhe artit në Drenicë./Rajoni.org/

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer