Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Fushiticë të Poshtme Drenasit, ku një burrë ka humbur jetën pasi është plagosur në rrethana ende të paqarta.
Zyra për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, ka konfirmuar për rajoni.org se rasti është raportuar rreth orës 13:30.
“Sot, rreth orës 13:30, policia është njoftuar për një person (mashkull) të plagosur në fshatin Fushticë të Drenasit. I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa nën drejtimin e Prokurorit të Shtetit, po zhvillohen hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike.