Rajoni ka raportuar, për një ngjarje të rëndë qe ka ndodhur sot në fshatin Runik të Skenderajt, ku në një lokal janë plagosur katër persona. zbulon portali rajoni.org.
Burimet e portalit rajoni.org brenda stacionit policorë kanë mesuar se në ngjarjen qe ka ndodhur sot, si pasoj e plagëve të marra; në vendin e ngjarjes ka vdekur një person, kurse një tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësorë.
Po ashtu sipas të njejtave burime – rajoni ka zbuluar ekskluzivisht se dyshohet se në ngjarje kanë marre pjesë tre persona të maskuar të cilët kanë hyre dhe kanë qelluar mbi viktimat; dyshohet se ata kanë perdorur dy arme automatike.
Rajoni ka mesuar se deri më tani, nuk ka informacion për identifikimin e autorëve të sulmit ose për motivet, por policia është në lëvizje për të zbardhur rastin.
Rajoni do të ju mbaj të informuar me rastin.