E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ngjarje e dhimbshme për familjen Qadraku, 60-vjeçari gjendet i vdekur në mal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vershevc të Lipjanit, ku një burrë është gjetur pa shenja jete në një pjesë të malit dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Mehdi Qadrakun (60-vjeçar), i cili është gjetur i vdekur disa kilometra larg shtëpisë së tij.

Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale në trupin e viktimës, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë dëshmitë e disa personave dhe sipas informacioneve të para viktima ka pasur probleme shëndetesore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja, por ende nuk janë bërë të ditura detajet e ceremonisë së varrimit.

“Njoftim mortor: Ju njoftojme se ka ndrruar jet me i dashuri yn Mixha jone Mehdi Eshref Qadraku per varrim ju njoftojm”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer