Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në fshatin Bibaj të Ferizajt.
Burime të Indeksonline pohojnë që si pasojë e të shtënave me armë në një sallë dasmash, një person ka ndërruar jetë.
Nga informacionet fillestare të policisë është konfirmuar se viktima fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Ferizajt, Qazim Reka, ka konfirmuar se incidenti ka ndodhur në një sallë dasmash, teksa shtoi se posa të ekzaminohet vendi i ngjarjes do të bëhen të ditura detaje të tjera.