Mirjeta Hajra e moshës 29 vjeçë, nënë e 2 fëmijeve, ka ndërruar jetë sot pas një vet-aksidenti në rrugën për fshatin Rakinicë, të Komunës së Skenderajt.
Burimet e rajonit brenda stacionit policorë në Skenderaj, kanë treguar se vetëaksidenti është zbuluar vetëm pas 4 orësh nga momenti i ndodhjes.
Rajoni ka zbuluar se viktima ishte dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Mitrovicë për trajtim, mirëpo s’ka arritur t’i përballojë plagët e marra dhe ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka konfirmua për rajonin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e veturës. Ndërsa rreth orës 13:40, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ka vdekur drejtuesja e veturës, viktima femër / kosovare e moshës rreth 29 vjeçare”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i 29-vjeçares është dërguar në IML për obduksion.