Kreu i Seksionit të Krimit Ekonomik të Policisë Kombëtare në Madrid, i arrestuar të premten e kaluar në mes të një operacioni antidrogë, ishte i rregullt në zonën “VIP” të stadiumeve të Realit të Madridit dhe Atletikos së Madridit, ku dyshohet se ka bërë biznes.
Këtë e ka bërë të ditur portali “Vozpópuli”, duke cituar burime policore, disa orë pas arrestimit të tij.
Sipas këtij mediumi, hetuesit zbuluan se ai ishte i rregullt në zonat më ekskluzive të të dy stadiumeve.
Besohet se këto vizita janë përdorur për të bërë biznes, duke kontaktuar me persona të tjerë të rregullt po ashtu në dy stadiumet e Madridid, sipas gazetës dixhitale.