E martë, 26 Nëntor, 2024

Ngjarje që ta ndal frymën: Gazetari Lani me një postim pas vdekjes së ish-pjesëtarit të FSK-së, ka dy fjalë për Kurtin

Një postim tejet prekës e ka bërë gazetari Arsim Lani pas vdekjes së Liman Musliut, pjesëtar i FSK-së i cili po punonte ndërtimtari pas orarit të punit, i cili, sipas tij, ka rënë nga kati i dhjetë i një objekti në Prishtinë.

Gazetari shkroi se Liman Musliu kishte qenë pjesëtar i Njësisë Speciale të UÇK-së, pastaj në RTK, e deri pardje në FSK.

Lani pati dy-tri fjalë edhe për Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Postimi i Arsim Lanit:

Ndoshta kryeministri i Kosovës, ndodhet në diasporë per t’i njoftuar mërgimtarët se sa shumë është “zhvilluar” Kosova në këto katër vjet të qeverisjes së tij e mbase per t’ju treguar se sa të dinjitetshme janë pagat në FSK.

Pasi ka kriju një distancë të madhe me realitetin, tregoni dikush që një ish pjesëtar i Njësisë Speciale të UÇK-së, TMK-së e deri dje pjesë e FSK-së ka vdekur duke rënë nga kati i dhjetë i një objekti në Prishtinë tek po punonte në ndërtimtari pas orarit zyrtar të punës që t ‘arrij ta mbaj familjen e tij.

Liman Musliu, lum Kosova që pati e mjer Kosova që s’bëri asgjë për ty e shokët e tu!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer