Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se 12 punëtorë janë pezulluar nga puna pasi që të njëjtëve u është ngritur aktakuzë.
“Me datën 30.10.2024 z.B.S, z.B.I, z.SH.R, z.Z.I, z.Sh.O, z.P.B, z.B.H, z.D.H, z.F.B, z.R.B, z.B.H dhe z.Rr.L, janë larguar përkohësisht nga puna me vendim me nr.prot:6584 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A. pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A” thuhet në postimin e Trepçës./Rajoni.org/