Tuesday, April 22, 2025

Ngritet aktakuzë ndaj Donika Gërvallës

Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka ngritur aktakuzë ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Aktakuza është ngritur për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënsia e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, më 31.01.2023, ka ngritur aktakuzë ndaj D.G., për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ajo.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer