Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit dhe dy personave tjerë.
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se të pandehurit akuzohen se gjatë vitit 2021-2023, i kanë shkaktuar dëme buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.
Të pandehurit po akuzohen për veprat penale, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar, zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe ndihmë në keqpërdorim të detyrës dhe autoritet zyrtar”
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, në rastin e njohur “KEK” kundër të pandehurve Nagip Krasniqi.,Y.D.,I.Z.
Të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021 – 2023, me veprimet e tyre të kundërligjshme i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Kosovës, rreth 37 milion Euro duke kryer veprat penale: Keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar, Zbulimi i fshehtësisë zyrtare dhe Ndihmë në Keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.