Një burrë rreth të 60-tave është gjetur pa shenja jete në një nga qendrat e masazheve në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Pas marrjes së informacionit policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ndërsa ekipet e emergjencës kanë konfirmuar vdekjen e tij, raporton Paparaci.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes, por po kryhen hetime intensive për të zbardhur rrethanat.
Trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.