Wednesday, September 3, 2025

Një burrë në Skenderaj raporton gruan në polici, ushtrontë dhunë psikike ndaj tij

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Skenderaj është raportuar një rast i dhunës në familje.

Sipas njoftimit, më 2 shtator 2025 një burrë ka raportuar se është viktimë e dhunës së vazhdueshme psikike dhe fizike nga gruaja e tij, shkruan rajoni.org.

Të dy palët janë intervistuar nga organet kompetente dhe, pas konsultimit me prokurorin, janë liruar në procedurë të rregullt.

“DHUNË NË FAMILJE
Skenderaj / 01.09.2025.  Ankuesi mashkull kosovar me 02.09.2025 ka raportuar se e dyshuara femër kosovare vazhdimisht ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. Palët janë intervistuar dhe pastaj në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer