E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

“Një ditë pushim në jave, rregulla si në diktaturë”, A po i malltreton punëtorët QTA në Skenderaj!?

Punëtorët në markete të mëdha shpesh trajtohen shumë keq nga punëdhënësit, shkruan portali rajoni.org.

Ata punojnë pa kontrata pune, punojnë gjatë festave, me orar të tej zgjatur dhe orët shtesë nuk iu paguhen. Në raportin mes tyre nuk zbatohet pothuajse asnjë dispozitë e Ligjit të Punës.

E trajtime të ngjajshëm të punëtorëve po iu bënë edhe qëndra tregtare “Arjeta” në qytetin e Skenderaj; në ditët kur është fluksi aq i madh, kur i nxehti po përvelon – punëtorët e QTA’së të lodhur nga ngarkesa e sezonës kanë vetëm një ditë pushim. 

Rajoni përveç mashtrimeve me çmime që kishte raportuar me herët, ka zbuluar se ky market në fund të muajit i ‘dënon’ punëtorët për “gabimet” që kanë bërë ose për gjobat që inspektoret i vënë këtij biznesi.

Rajoni ka biseduar me disa prej punëtorëve që punojnë në këtë qendër tregtare. Ata tregojnë për përvojën e tyre jo të mirë gjatë punës, ndërsa nuk besojnë se Inspektorati i Punës mund t’iu dal në ndihmë.

“Nuk është se po shkoj me qejf, na trajtojnë si në diktatur – pa dëshiren tonë prej muajit korrik na kanë zvogëluar ditët e pushimit”, shprehet punëtori/ja.

“Në këtë vape, temperaturat janë përveluese, përveç pagave të vogla që i kemi, një ditë të javës e kemi pushim. Po, deri të me del viza e kam detyrim me ndejt këtu”, thotë një tjetër.

Ndërkaq një tjetër thotë së nuk kanë bërë ndonjë përpjekje për të lajmëruar Inspektoratin e Punës, pasi që sipas tyre nuk kanë aq besim  në këtë institucion dhe se për një punë të tillë çfarë e kanë, nuk ia vlen të hyhet në shumë procedura./Rajoni.org

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer