E enjte, 14 Nëntor, 2024

“Një ekspert do të i marrë mbi 43 mije euro” | Komuna e Perparim Ramës publikon listën e eksperteve qe i angazhoj për nevojat e komunës

Komuna e Prishtinës e udhëhequr nga Perparim Rama i LDK’së ka angazhuar 4 ekspert për menaxhimin e kontratave për nevojat e kësaj komunë, raporton portali rajoni.org.

Përzgjedhja e eksperteve të angazhuar është bërë përmës zyres se prokurimit , e të cilët sipas njoftimit për dhenien e kontratës “Angazhimi I 5 eksperteve per pune dhe detyre specifike, menaxhim te kontratave”, janë shpallur fitues:

1. Votim Emini me çmim 41.400€
2. Anita Sadikaj me çmim 1.200€
3. Vildane Maliqi me çmim 43.200€
4. Kelmend Kastrati me çmim  43.200€

Emrat e lartëcekur i fituan kontratat përmes tenderit në një garë që kishte edhe 7 konkurrent tjerë, të cilët ishin eleminuar për shkak qe nuk kishin arritur të i plotësonin kriteret e nëvojshmë.

Kontrata në mes eksperteve të angazhuar dhe komunës hyn në fuqi nga data e nënshkrimit të kontratës dhe periudha e zbatimit të kontratës do të jetë 36 muaj nga kjo datë.

Të angazhuari do të punojë dyzetë (40) orë në javë, prej të Hënës deri të Premten sipas orarit 08:00-16:00, brenda një periudhe tridhjetë e gjashtë  (36) mujore në Komunën e Prishtinës./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer