E enjte, 14 Nëntor, 2024

Një femër rrah një tjetër në Skënderaj, e bënë për spital

Rastet e rrahjes po vazhdojnë në vende të ndryshme të Kosovës, për arsye të shumta.

Një rrahje e tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në lagjën Spahiu në Skenderaj, rreth orës 13:30, raporton portali rajoni.org.

Në këtë rrahje janë përfshirë dy vajza, ku njëra ka ushtrua dhunë fizike ndaj tjetrës.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se, e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF Skenderaj”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

E dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti duke u hetuar./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer