Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin e shkaktuar në afërsi të Aeroportit të Prishtinës.
Dyshohet se një person nga pakujdesia, gjersa ka qenë duke punuar ka shkaktuar zjarrin në një objekt dhe më pas janë përfshi nga zjarri 20 vetura.
Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të cilët kanë arrit ta lokalizojnë zjarrin.
Lidhur me rastin është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.