Saturday, August 16, 2025

Një jetë në shërbim të popullit, pensionohet njëri nga komandantet me profesional të Policisë së Kosovës

Një ndër eproret më profesionistë të Policisë së Kosovës, Toger Ramiz Isufi,  i cili për më shumë se tre dekada ka shërbyer në mbrojtjen e rendit dhe ligjit të Kosovës në detyra dhe funksione të ndryshme, është pensionuar sot, shkruan portali rajoni.org.

Ai së fundmi në cilësin e komandantit të stacionit policor ka menaxhuar me sukses situata të rrezikshme të trazirave në pjesën veriore të Mitrovicës.

Isufi ka dhënë një kontribut të madh edhe në mbrojtjen e institucioneve paralele të shtetit të Kosovës gjatë okupimit serb dhe vjen nga një familje e shquar kombëtare.

Sot, me rastin e pensionimit të tij, është organizuar një ceremoni, ku të pranishmit e kanë vlerësuar lartë kontributin dhe kolegialitetin e tij gjatë sfidave që ka përjetuar ky institucion i sigurisë së shtetit tonë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer