Wednesday, June 4, 2025

Një muaj pas pensionimit, vdes arsimtari i Gjuhës Shqipe në Skenderaj

Vetëm pak ditë pas pensionimit, ka ndërruar jetë, arsimtari i Gjuhës Shqipe, mësuesi Mustafë H. Lushtaku nga fshati Prekaz i Skenderajt, shkruan rajoni.org.

Lushtaku ishte i njohur për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj gjuhës shqipe dhe edukimit të brezave, z. Lushtaku ishte për dekada të tëra një shtyllë e arsimit në këtë trevë. Ai kujtohet si mësimdhënës i urtë, i përulur dhe i dashur, që edukoi me përkushtim, profesionalizëm dhe mbi të gjitha me zemër.

“Përjetësisht mirënjohës për çdo fjalë të thënë, për çdo ditë të ndarë me ne në bankat e shkollës,” thuhet në njoftimin mortor të publikuar nga familja dhe të afërmit e tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 2 qershor, në orën 16:00, në varrezat e lagjes Lushtaku në Prekaz.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer