Një person është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar një person tjetër, shkruan portali rajoni.org.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 19:02 në rrugën “Azem Bejta” në qytetin e Skenderajt.
Siç thuhet në raport, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Mësohet poashtu së nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri dhe 10 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt