E premte, 27 Dhjetor, 2024

Një prej pretendentëve në Serinë A zyrtarizon shkarkimin e trajnerit pas vetëm 4 javësh

Roma ka marrë një vendim të papritur, teksa ka zyrtarizuar sot shkarkimin e Daniele De Rosit nga drejtimi i skuadrës, Edhe pse vetëm pak kohë më parë drejtuesit verdhekuq deklaronin se me De Rosin kishin gjetur trajnerin për të ndërtuar një cikël, rezultatet nuk po vinin.

Megjithatë, pakkush priste që trajneri të shkarkohej pas vetëm 4 javëve kampionat, duke mos pasur në dispozicion kohën as për të reaguar pas një starti të keq të sezonit ku ekipi ka regjistruar 3 barazime e 1 humbje.

NJOFTIMI I KLUBIT

AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rosin nga roli i trajnerit të ekipit të parë.

Vendimi i Klubit është marrë në interes të skuadrës, në mënyrë që të mund të rifillojë sa më shpejt rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillimin e tij.

Për Danielen, i cili do të jetë gjithmonë në shtëpi në klubin verdhekuq, një falënderim të përzemërt për punën e kryer muajt e fundit me pasion dhe përkushtim.

Do të vijojnë komunikimet mbi udhëheqjen teknike të ekipit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer