Sergio Rico më në fund mund të veshë sërish doreza te portierit dhe të luajë në nivel profesionistësh. Portieeri 31-vjeçar spanjoll ka punuar pa u lodhur gjatë fazës së gjatë të rehabilitimit për t’i riaftësuar plotësisht pas atij dëmtimi të tmerrshëm që pësoi nga rënia nga kali.
Ish-lojtari i PSG-së, një vit e gjysmë pas aksidentit që i ndërpreu në mes karrierën ka nënshkruar me Al-Gharafa SC, duke u nisur sërish nga kampionati i Katarit pas lirimit nga klubi francez në muajt e fundit.