Monday, November 10, 2025

Një vit nga vdekja tragjike e ish-ushtarit të UÇK-së, Liman Musliu, vdiq duke punuar në ndërtimtari

Sot bëhet një vit nga vdekja tragjike e ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave të Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, Liman Musliu.

Ai kishte humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, duke rënë nga një lartësi teksa punonte në ndërtimtari.

Në këtë përvjetor, shokët e tij e kanë kujtuar me mall dhe respekt Musliun, të cilin e vlerësojnë si njeri të drejtë, të guximshëm dhe me shpirt të vërtetë atdhetari.

“Koha kalon, por kujtimi për ty nuk shuhet kurrë. Kujtimi për ty mbetet i gjallë në zemrat tona – si njeri i drejtë, i guximshëm dhe me shpirt atdhetari. Allahu e mëshiroft dhe e shpërbleft me xhenet”, ka shkruar Afrim Nebihu në përkujtim të Liman Musliut.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer