Lajmi.net pak çaste më parë raportoi për një plagosje në Rahovec.
Redaksia tani ka mësuar se njëri prej vëllezërve është në gjendje më të rëndë, me ç’rast është dërguar menjëherë për Prishtinë.
Lajmi.net ka siguruar informata gjithashtu se vëllai i shtrirë në Gjakovë është i plagosur në këmbë.
Kujtojmë, të dy familjet rahovecase edhe në të kaluarën kishin pasur konflikte për çështje pronësore, por jo të këtij lloji që ka çuar në nxjerrje e shkrepje arme.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.
“Rreth orës 16:40, është raportuar se dy persona në rrugën “Fahri Fazliu” në Rahovec ishin qëlluar me armë. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga informacionet e para të marra është konfirmuar se dy persona, meshkuj të moshës madhore janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë të plagosur nga amë zjarri. Në ndërkohë në Stacionin Policor në Rahovec janë dorëzuar dy persona meshkuj të moshës madhore e që dyshohet se janë të përfshirë në rast. Lidhur me rastin është organizuar operacion bastisje ku janë konfiskuar gjashtë armë të ndryshme dhe municion. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”.