E mërkurë, 20 Nëntor, 2024

Njësia Speciale Intervenuese paralajmëron protestë, të pakënaqur me shtesat që i ka ndarë Qeveria për ta

Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI), të Policisë së Kosovës, duket se janë të pakënaqur nga vlera e shtesës së rrezikshmërisë që Qeveria Kurti ka rezervuar për ta.

Kjo njësi kanë paralajmëruar një protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre rreth vendimit të sotëm për shtesat e policëve, që u mor gjatë mbledhjes së qeverisë, shkruan Reporteri.net.

Protesta është thirrur për të mërkurën e 1 tetorit dhe kërkesa i është drejtuar Stacionit Policor “Qendra Prishtinë”.

Në lajmërim thuhet se vendi i protestës do të jetë sheshi “Skënderbeu” (para objektit të Qeverisë) në Prishtinë me fillim nga ora 12:00 deri në 12:30.

Kurti deklaroi se janë të përfshira gjithsej 7 kategori në këtë propozim, ku shtesat do të variojnë për secilën kategori. Për NjSI-në, sipas këtij propozimi, janë nga 150 euro shtesë pagës bazë.

Në një konferencë për gazetarë, Kurti tha se, për të ardhur deri këtu, janë bërë analiza të hollësishme, dhe se buxheti i Kosovës “është ky që është”.

“Shikoni ne kemi bërë analizat e hollësishme. Nuk mund të kemi zgjidhje partikualre. Shtesa më e lartë për rrezikshmëri është 150 euro e më e ulëta 40 euro. Ju e dini që pare boll kurrë nuk ka por buxheti i Kosovës është ky që është. Po ua ritheksoj edhe njëherë afër 700 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, që i bjen 10% të tyre kanë pasur të ardhura mesatare më të lartë se presidentja”, tha ai.

Ishin po këta pjesëtarë të NjSI-së që e bojkotuan “Darkën e Lamës” të organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani, më 18 tetor. Bojkotimi ndodhi si pasojë e mos përmbushjes së kërkesave të tyre nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përfshirë shtesën e rrezikshmërisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer