E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

“Njësia Speciale Intervenuese po e shqyrton mundësinë e largimit të përkohshëm nga policia”

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se Njësia Speciale Intervenuese e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT, është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit të përkohshën nga policia.

Kështu ka bërë të deklaruar njo në një në seancë të jashtëzakonshme për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

“Nuk duhet harru që ndërkohë që ne sot po flasim si deputetë, Njësi Speciale Intervenuese e njohuer si FIT, është duke e shqyrtuar mundësinë e largimit të përkohshëm nga Policia e Kosovës për shkak të pakënaqësive me Qeverinë, në raport me kërkesat që ata i kanë pasur dhe të cilat nuk u janë plotësuar. Keni parasysh, pjesëtarë të kësaj njësie morën pjesë në zmbrapsjen e paramilitarëve serbë më 24 shtator në Banjskë. Të njëjtit sot po e shqyrtojnë mundësinë që të largohen prej policisë. A e kuptoni deputetë të Kosovës në cilën situatë kemi ardhur…E njëjta njësi e refuzoi edhe ftesën e mbrëmshme të presidentes në “Darkën e Lamës””, ka thënë Deliu-Kodra.

Ndryshe, lajmi.net raportoi dje se Njësia Speciale Intervenuese kishte bojkotuar “Darkën e Lamës” që u organizua nën patronatin e presidentes Osmani në qendrën e njësive speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Enver Zymberi”.

Deri te ky vendim mësohet se ka ardhur si shkak i pakënaqësisë së pjesëtarëve për shkak të mospagesës së rrezikshmërisë dhe mosrealizimit të kërkesave të tjera të këtij njësiti nga shteti.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer