“E vetmja menyr për te bër diqka te madhe është ta doni atë qe boni”, kështu ka shkruar veterinari Përparim Seferi nga Turiqeci i Skënderajt në profilin e tij në “facebook” përderisa ishte fotografuar gjatë punës së tij të përditshme si veterinar.
Kur kësaj i shtohet profesionalizmi dhe përkushtimi maksimal e korrektësia ndaj fermerëve atëherë as rezultati nuk mungon.
Nuk mungojnë as komplimentet e fermerëve për të cilët Përparimi është i gatshëm t’ju dalë në ndihmë në çdo kohë, shkruan portali Rajoni.org. Ky djalosh që vjen nga një familje me “cung” patriotik për dallim nga vëllezërit e tij me profesione si: stomatologë e infermierë, ai ka zgjedhur profesionin e veterinarit sepse siç thotë ai humanizëm është t’ju ndihmosh edhe kafshëve./rajoni.org/