E shtunë, 5 Tetor, 2024

NJSI-ja që ishin pjesë e aksionit në Banjskë ia bojkotojnë ‘Darkën e Lamës’ Kurtit dhe Osmanit

Njësia Speciale Intervenuese e Kosovës (NJSI) ka bojkotuar ‘Darkën e Lamës’, darkën tradicionale e cila shtrohet nga liderët shtetërore.

Kremta, siç merr vesh Insajderi nga burimet e saja, i është bojkotuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurti si shkak i pakënaqësisë për mos-pagesën e shtesës së rrezikshmërisë.

Pjesë e darkës, sipas fotografive të ndara nga liderët shtetërorë, ishin Njësia Speciale Operative (NJSO) dhe zyrtarët policorë.

“Darka e Lamës” është mbajtur në kampin “Enver Zymberi” në Mitrovicë.

NJSI është njësia qe korri sukses të jashtëzakonshëm në aksionin e tyre në Banjskë të Zveçanit.

Në prani edhe të familjeve të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku, shprehëm mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë.

Ndonëse presidentja Osmani nuk e ka përmendur bojkotin që ia kanë bërë NJSI-ja, ajo ka njoftuar se prezente në darkë ishin edhe familja e policit të rënë në detyrë, Afrim Bunjakut.

“Në prani edhe të familjeve të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku, shprehëm mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë”, ka thënë Osmani.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer