E hënë, 13 Janar, 2025

Trajneri kosovar, Tahir Lushtaku flet për ndeshjen Ludogorets – Ballkani

Trajneri kosovar, Tahir Lushtaku thotë se gjasat që Ballkani të kualifikohet tutje në raundin e dytë të eliminatoreve të Champions League janë të mira.

Ballkani ka mposhtur Ludogorets me rezultatin 2:0 në ndeshjen e parë të zhvilluara para një jave në Prishtinë, teksa nesër duhet ruajtja e rezultatit për kalimin tutje.

Lushtaku potencon se Ballkani ka bërë paraqitje të mirë në Prishtinë, teksa me lojë të kujdesshme mund të kalojë mirë edhe në Bullgari.

“Realisht, Ballkani bëri paraqitje super të mirë ku fitoi 2-0 ndeshjen në Prishtinë me meritë, por a do jetë e vështirë nesër, besoj që po, sepse Ludogorets është skuadër shumë e fortë dhe ka tregu cilësi viteve të fundit edhe ndaj skuadrave të mëdha evropiane, por besoj që me një lojë të kujdeshme dhe me një angazhim maksimal të futbollistëve dhe normal me mënyren si e ka përgatit lojën trajnerni Daja, gjasat janë që të kualifikohet Ballkani”, tha fillimisht Tahir Lushtaku për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas, Lushtaku tha se paraqitjet e Ballkanit po e bëjnë të ndihet mirë, teksa i uroi fat për duelin e nesërm.

“Ballkani me këtë lojë që ka treguar po besoj që është rritë shumë në gjitha aspektet, po praktikon lojë të mire si taktikisht po ashtu edhe si ekip grupor e ku po shihet dora e trajnerit Daja dhe besoni unë jam shumë i lumtur kur shoh një skuadër të Kosovës që bënë kësi paraqitje të një niveli të lartë siç është Ballkani dhe për fund i uroj shume suksese në garat Evropiane”, përfundoi ai.

Ndeshja mes Ludogoretsit dhe Ballkanit luhet nesër nga ora 20:00 në Razgrad të Bullgarisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer