Së fundmi është përfshirë në shumë sherre, virtuale ose jo, ndaj s’dimë cila ishte arsyeja e gjendjes së fundit të Noizy-t.
Reperi ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video ku duket i gjakosur në kokë, teksa filmon veten.
“Probleme. Por duhet të shihni djalin tjetër”– shkruan ai, duke merakosur fansat.
Reperi nuk jep shpjegim çfarë ka ndodhur, ndërsa në komente dyshojnë se mund të jetë një përplasje me Cllevio-n.
Mbetet për t’u mësuar, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ky të jetë edhe ‘marketingu’ për ndonjë videoklip apo projekt të ri të Noizy-t