Ishte e qartë, por edhe shumë e ashpër, kur Luis Enrique, iu desh t’i shpjegonte Marco Verrattit se nuk ka më vend për të te PSG.
Sipas Le Parisien, trajneri spanjoll ka sulmuar lojtarin me fjalët në ndeshjen e fillim gushtit, edhe në prani të drejtorit sportiv Luis Campos: “Nuk do të luash kurrë me mua”.
Në çdo rast, Verratti tashmë ka medituar lamtumirën e tij që nga maji dhe ka vlerësuar perspektivat më të mira, duke u stërvitur çdo ditë me pjesën tjetër të ekipit.
Me pak fjalë, pavarësisht gjithçkaje, Verratti nuk është përjashtuar asnjëherë nga skuadra. Sigurisht, Luis Enrique ka kaluar nga fjalët në vepra dhe nuk e ka thirrur për ndeshjet e ligës.