Monday, April 28, 2025

“Nuk është kthyer më” – familjarët kërkojnë ndihmë pas zhdukjes së 8-vjeçarit në Gjilan

Një fëmijë 8-vjeçar është zhdukur sot në Gjilan.

Alp Krasniqi, një fëmijë me autizëm, është larguar nga shtëpia sot, më 27 prill 2025, rreth orës 15:30 dhe prej atëherë nuk është parë më.

Familjarët, të cilët kanë ngritur alarmin, shprehen thellësisht të shqetësuar, duke bërë thirrje për ndihmë urgjente nga qytetarët.

Në momentin e zhdukjes, Alp ishte i veshur me një trenerkë ngjyrë hiri dhe xhemper të kaltër dhe mbante me vete një iPhone 16 Pro Max.

Të gjithë ata që mund ta kenë parë ose kanë informacion mbi vendndodhjen e tij, janë të lutur të kontaktojnë Policinë ose të lajmërojnë në numrin 048 197 803 ose 049 902 750.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer