Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar sot disa takime zgjedhore me qytetarë, ku është pritur me mbështetje të madhe.
Në Lagjen Avdyli të Dobroshecit, Lladrovci bashkë me qytetarët diskutoi për arritjet e qeverisjes komunale dhe sfidat e hasura gjatë realizimit të prioriteteve në shërbim të mirëqenies së qytetarëve.
Në Arllat, kandidati i PDK-së zhvilloi një takim madhështor zgjedhor, i cili për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve u mbajt nën qiellin e hapur. Ai theksoi se qeverisja e tij ka qenë gjithëpërfshirëse, duke realizuar kërkesat e qytetarëve pa dallime dhe duke mirëpritur idetë për zhvillimin e mëtejshëm të Drenasit, të cilin e quajti “zemra e Kosovës”.
Në këto takime, Lladrovci u shoqërua nga Donika Prenku dhe Burim Bujupi, të cilët prezantuan disa nga arsyet që përmbledhin moton zgjedhore “Për Drenasin Kampion”.





