E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Nuk ishtë me e lira”, Kompania e familjes së Sylejman Selimit shpërblehet me tender afër 850 mije euro

Komuna e Klinës që udhëhiqet nga Zenun Elezaj i AAK-së, ka bërë vlerësimin e ofertave të kompanive që garuan për rregullimin e shtratit të lumit “klina”, shkruan portali rajoni.org.

Ani pse oferta e tyre ishtë mbi 20 mije euro me e shtrenjet, sipas dokumentit qe është publikuar, komuna e Klinës i ka dhënë tenderin për ndërtimin e fundrusit për sistemin e filtrimit të ujit të pijes në “Kline”, kompanisë “Mirusha Company” me çmim prej 849 mije e 21 euro.

Ofertë me të lire se operatori  “Mirusha Company” pati grupi i operatoreve ekonomik “Hidro Project dhe Benita Company” me çmim prej 828 mije e 651 euro, shkruan portali rajoni.org.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës –ARBK, “Mirusha Company”, figuron në pronësi të tre vëllezërve të Sylejman Selimit, në emrin e Selman, Fidan dhe Mentor Selimi. Të gjithë vëllezërit e ish-komandantit të UÇK-së kanë shtëpitë dhe banesat e veta, ndërsa shtëpinë e përbashkët, bashkë me Sylejman Selimin e kanë në Açarevë të Klinës.

Ndërkohë, ky tender është në fazën ku Komuna po i njofton kompanitë tjera me arsyeje e eliminimit nga gara, për t’u hapë rrugë pastaj edhe mundësisë së ankimit të tyre nëse ndonjëra mendon që i është shkalur ligji gjatë vlerësimit te tenderit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer