Tuesday, January 27, 2026

“Nuk jemi parti që heqim koka – jemi parti që riorganizojmë” , Hoti: Lidershipi i Rugovës ishte i madh brenda partisë – nuk mund të prodhohet një figurë siç ka qenë ai

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se LDK nuk është parti që “heq koka liderësh”, ai tha se partia riorganizohet.

Në “Pressing” të T7, Hoti ka thënë se lidershipi i Rugovës ishte i madh brenda partisë dhe nuk mund të prodhohet një figurë siç ka qenë ai

“Ne nuk jemi parti që heqim koka të liderëve të partisë, ne riorganizohemi pas rezultateve zgjedhore, edhe kryetarë që kanë udhëhequr bëhen pjesë të atyre ekipeve për të ecur tutje. Kjo është qasja ime edhe tash”, ka thënë Hoti.

Të shtunën, Kuvendi i LDK-së do të vendosë nëse do të vazhdojë me Lumir Abdixhikun në krye të partisë, apo jo. /Gazeta Expess

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer