E diel, 24 Nëntor, 2024

Nuk ka marrëveshje në Skenderaj, Nuredin Lushtaku vazhdon me koalicionin AAK-NISMA

Kryetari i Partisë IDEAL, Nuradin Lushtaku, ka hequr dilemat në lidhje me garën e tij në zgjedhjet nacionale që do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm. Ai, mbrëmë, përmes profilit të tij në “facebok”, njoftoi se do të jetë pjesë e listës së AAK-së, Nismës dhe subjekteve të tjera që formojnë këtë koalicion, shkruan portali rajoni.org.

Kështu, kanë dështuar përpjekjet për të afruar Lushtakun me PDK-në, pasi ai ka hedhur poshtë mundësinë e bashkimit me këtë parti.

Rajoni ka mësuar se arsyet për mosmarrëveshjen janë lidhur me mungesën e gatishmërisë nga subjekti që aktualisht udhëheq komunën e Skenderajt për të lëshuar pozitën e kryetarit të komunës, që ishte kushti kryesor i Partisë IDEAL për t’u bashkuar me PDK-në. Edhe pse Qendra kishte dhënë disa sinjale pozitive për një marrëveshje, dega e partisë refuzoi një marrëveshje të tillë./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer