Friday, June 13, 2025

“Nuk kishte pranim teknik, kulmi i kishtë rënë”, Jepet tenderi afër 600 mije euro për renovimin e shkolles “Ismail Qemaili” në Mitrovicë

Një vit pas ndërprerjes së mësimit në objekt, për shkak të rënies së kulmit dhe qarjeve të mureve, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe inovacionit ka shpallur sot fituesin e kontrates së tenderit për renovimin e shkolles “Ismail Qemaili” në Mitrovicë, shkruan rajoni.org.

Tenderin për projektin e “Renovimi i shkollës Ismail Qemaili” e ka fituar grupi i operatoreve ekonomik “Euro Project, Benita Company” në vlerë prej 588,853.87€.

Njoftimi mbi vendimin e autoritetit kontraktues është nënshkruar me 2 qërshor 2025 nga zyrtari Xhemajl Buzuku.

Fillimi i punimeve pritet të bëhet 7 ditë pas nënshkrimit të kontratës.

Kujtojmë që objekti i kësaj shkollë nuk kishte fare pranim teknik.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer