E martë, 24 Dhjetor, 2024

Nuk mund ta besoni arsyen pse ndodhi sot rrahja në Aeroport: “Pse ma kqyre…

Sot në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari” ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve. Dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor, ka bërë të ditur, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur arsyen e nisjes së kësaj rrahje. Sic thonë burimet tona, gjithcka ka filluar për arsye të ulëta “Pse ma kqyre gruan te Check-in”.

Ndërkaq Policia njofton se shtatë persona të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rrahje janë shoqëruar për stacionin policor në Lipjan.

“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer