Sot është mbajtur mbledhja e kryesisë së Degës së PDK’së në Drenas mes strukturave dhe nëndegëve, në pajtim me Statutin e PDK-së, shkruan portali rajoni.org.
Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur në rrjetin social “facebook” së në këtë mbledhje janë themeluar Shtabi zgjedhor i Degës, shtabet e nëndegëve dhe janë emëruar koordinatorët nga dega për nëndegë.
Mirëpo disa emra të emëruar nga Lladrovci [dy të konfirmuar], kanë bërë të ditur për portalin rajoni.org së nuk janë konsultuar për caktimin e tyre në pozitat përkatëse.
Ata thonë së janë njoftuar nga rrjetet sociale së janë emëruar në strukturat e shtabit zgjedhor të degës dhe së qëllimi i tyrë ka qenë që ti vendos para aktit të kryer.