E enjte, 28 Nëntor, 2024

Nuk u nominua për asnjë çmim “Oscar” në rolin e Barbiet, reagon Margot Robbie

Aktorja Margot Robbie, ylli i filmit “Barbie”, ka shpjeguar se si ndihet pasi nuk u nominua për Oscar në kategorinë e aktores më të mirë.

Filmi mori tetë nominime për çmimin Oscar , duke përfshirë filmin më të mirë, aktorin më të mirë dytësor dhe aktoren më të mirë dytësore. Fansat, megjithatë, ishin të befasuar që Margo ishte anashkaluar për rolin e saj kryesor.

Robbie, e cila është gjithashtu një nga producentet e filmit, tha se nuk është e trishtuar për këtë. Ajo shtoi se misioni i filmit është të ndikojë në kulturë dhe se ky është “shpërblimi më i madh” që ka ardhur nga suksesi i filmit.

Nuk ka asnjë mënyrë që të ndihesh e trishtuar kur e di se je e bekuar kështu,” tha ajo.

Sakaq, Robbie shtoi se ishte më e mërzitur që regjisorja e “Barbie” Greta Gerwig nuk mori një nominim për Oscar për regji.

“Mendoj se Greta duhet të ishte nominuar për regjisoren më të mirë. Ajo që ajo bëri është diçka që ndodh një herë në karrierë, një herë në jetë”, ka thënë ajo.

“Barbie” fitoi 1.38 miliardë dollarë në arkat globale, gjë që dëshmoi se parashikimet e ekspertëve të industrisë se “Super Mario” do të jetë filmi më i mirë i vitit 2023 ishin të gabuara.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer