Tashmë ka përfunduar mbi 73 për qind e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga të gjitha partitë.
Ballkani.info e ka siguruar listën e kandidatëve të AAK-së dhe numrin e votave të tyre nga kjo përqindje e numrit të numëruar.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, koalicioni AAK-Nisma-Intelektualët ka siguruar 62309 vota, këtu nuk hyjnë votat e diasporës dhe ato me kusht.
Sipas renditjes, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, deri më tash ka marrë afërisht 30 mijë vota, i pasuar nga Daut Haradinaj me 17 mijë e 729 vota. Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka grumbulluar 15 mijë e 134 vota, i ndjekur nga Time Kadijaj me 10 mijë e 844 dhe Bekë Berisha me 9904.
Gjenerali Lahi Brahimaj i ka 7956 vota, kurse pas tij është renditur mjeku i njohur, Arbër Tolaj me 7199 vota. Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka 7130 vota, kurse Albana Bytyqi 7046 vota.
Më poshtë e gjeni listën e plotë prej 110 kandidatëve: