Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura i ka reaguar Qeverisë së Kosovës e cila të premten ndau 200 mijë euro për vërshimet në Bosnjë e Hercegovinë.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Nura ka publikuar pamjet nga vërshimet në Skenderaj gjatë vitit 2023, duke thënë se ende nuk është ndarë asnjë cent për dëmet atje.
“Asnjë cent ende për dëmet në rrugë, shkolla, trotuare, kanalizim, rrjet të ujësjellësit, palestra sportive, ura e dëme të tjera në infrastrukturën publike, vlera e të cilave arrin në rreth 6 milionë, as pas dy viteve nga përmbytjet shkatërruese të 19 janarit 2023 në Skenderaj. Ndërkohë që me shpejtësi të dritës vjen reagimi i Qeverisë së skandaleve të njëpasnjëshme të Kosovës, për t’i ndarë 200 mijë euro për vërshimet në Bosnjë.” – ka shkruar ai.
Nura ka theksuar se dëmet në ekonomitë familjare, biznese e bujqësi kanë arritur në mbi 12 milionë euro.
“Asgjë të keqe pse ndihmohen banorët e atyre zonave të përmbytura në Bosnjë, por e keqja e kësaj qeverie është anashkalimi i qëllimshëm i Komunës së Skenderajt nga mbështetja pas asaj fatkeqësie, që, përfshirë edhe ekonomitë familjare, bizneset e bujqësinë, arrin në mbi 12 milionë euro dëme.
Hipokrizi!” – ka thënë kryetari i Skenderajt.
Postimi i plotë: