E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

“Veprim skandaloz”, Pas rrënimit të shkollës “Drenica”, reagon ashpër Gjeneral Nuredin Lushtaku!

Kreu i listës IDEAL, Gjeneral Nuredin Lushtaku ka reaguar pas rrënimit të objektit të vjetër të shkollës “Drenica” në Polac, duke e quajtur veprim skandaloz, shkruan portali rajoni.org.

Lushtaku ka thënë së dje, Komuna e rrënoi një simbol të edukimit dhe trashëgimisë së komunitetit.

Postimi i plotë:

Fillimisht, e morën pronen afër shkollës fillore “DRENICA” në Polac për 99 vite, duke e justifikuar me premtimin për ndërtimin e një fabrike. Ndërsa dje, me leje të Fadil Nurës, u rrënua objekti i shkollës, një simbol i edukimit dhe trashëgimisë së komunitetit.

Vendimi i Komunës së Skenderajt për të rrënuar shkollën e vjetër të Polacit është një akt i papërgjegjshëm, që dëshmon mungesë respekti ndaj historisë dhe kulturës lokale.

Një tjetër veprim skandaloz është rrënimi i parkut “Idriz Rreci”, i vetmi vend ku fëmijët luanin dhe të rinjtë kalonin kohën. Kjo tregon qartë se prioritetet e Fadil Nurës dhe një grupi të ngushtë janë interesat personale, jo mirëqenia e qytetarëve.

Trashëgimia dhe hapësirat publike po sakrifikohen pa mëshirë, ndërsa komuniteti humbet gjithnjë e më shumë nga identiteti dhe hapësirat e tij të përbashkëta.

P.S. Edhe pse me vonesë, e përshëndesim Departamentin për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore, i cili mori vendim për ta ndaluar këtë shkatërrim që po i bëhet trashëgimisë kulturore nga Fadil Nura.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer