Saturday, May 3, 2025

Nuredin Lushtaku godet komunën e Skenderajt: Rruga ‘Arsim Tahiri’ një vit pas asfalltimit mbulohet nga bari

Kryetari i Listës “IDEAL”, Gjeneral Nuredin Lushtaku ka kritikuar gjendjen e rrugës “Arsim Tahiri” në Klinë të Mesme: Rruga është mbuluar me bari – punime pa standard

Kryetari i Listës “IDEAL”, Gjeneral Nuredin Lushtaku ka reaguar ashpër ndaj gjendjes së rrugës “Arsim Tahiri” në fshatin Klinë e Mesme të Skenderajt, e cila është asfaltuar vetëm një vit më parë, por tashmë është mbuluar me bari.

Sipas Lushtakut, kjo situatë është pasojë e punimeve të dobëta dhe mungesës së standardeve teknike.

Postimi:

Rruga “Arsim Tahirit” në Klinë të mesme e mbuluar nga bari!

Rruga me emrin e dëshmorit Arsim Tahiri në Klinë të mesme, e asfaltuar para një viti nga qeveria komunale në Skenderaj, ka filluar të mbulohet me bari, si pasojë e punimeve të dobëta dhe pa asnjë standard. Tash, komunës i mbetet vetëm ta plehrojë ose ta spërkatë këtë bar, sepse punë të hajrit për t’u krenuar nuk u ka mbetur.
Në fund të fundit, ndoshta kanë vendosur të shndërrojnë rrugët në ara, se për asfaltim serioz duket se nuk e kanë vullnetin.

https://vm.tiktok.com/ZMBTEM2kA/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer