Nuredin Lushtaku takon një pjesë të përkrahësve në disa lagje të fshatit Polac

0

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-NISMA-IDEAL, Gjeneral Nuredin Lushtaku, sot ka takuar një pjesë të përkrahësve në disa lagje të fshatit Polac, shkruan rajoni.org.

“Takim me një pjesë të përkrahësve në disa lagje të fshatit Polac. “Projektet e shumta të realizuara në fshatin Polac gjatë qeverisjes sonë në komunë janë dëshmi e fortë e përkushtimit dhe përkrahjes sonë, jo vetëm në nivel lokal, por edhe në atë qendror”, ka shkruar Lushtaku në facebook.

Nuredin Lushtaku mbartë numrin 5 në listën 137.