Monday, March 17, 2025

Nxehet Dimal Basha, sulmon Prokurorinë pse ftoi për intervistim Albulena Haxhiun

Në një postim në Facebook ai thotë se Prokuroria është fajtore që s’ka aktakuzë për rastin Dehari, e madje  akuzon atë se në bashkëpunim me AKI-në ka synuar ta shpallë organizatë terroriste Vetëvendosjen, shkruan lajmi.net.

Madje thotë se ajo ka tërhequr aktakuzën për kriminelin Radojçiq.

Postimi i plotë i Bashës:

Prokuroria që:

S’ka asnjë Aktakuzë për rastin e Astrit Deharit për 7 vjet rresht,

Prokuroria që në bashkëpunim me AKI-në ka synu me shpallë Levizjen Vetëvendosje si organizatë terroriste,

Prokuroria që e ka tërhjek aktakuzën për Kryeterroristin Radojçiç,

paska gjet kohë me ngrit Aktakuzë ndaj Arlindit dhe Egzonit, dhe

paska kërku që Ministrja Haxhiu me ia zgjidh rastin e Astrit Deharit!

Me fol unë, thonë po je i anshëm, por ja çka thotë Ambasada Amerikane për këtë Këshillin Prokurorial që udhëheq me prokurorinë në këtë Republikë;

𝐓𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟎: Për zgjedhjen e anëtarëve të KPK-së, “ne besojmë se këto procese tani janë 𝐩𝐫𝐢𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐫𝐫ë𝐧𝐣ë𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭. Atyre u mungon transparenca dhe 𝐢 𝐧ë𝐧𝐬𝐡𝐭𝐫𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐥𝐢𝐤𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐧ë 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐞 𝐭ë 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐫𝐞𝐬𝐢𝐭.” Ambasada tërhiqet nga përzgjedhja e tyre sepse thotë pjesëmarrja e tyre “mund të interpretohet keq si miratim i këtij sistemi të prishur.”

𝐒𝐡𝐤𝐮𝐫𝐭 𝟐𝟎𝟐𝟏, (përfaqësuese e ambasadës drejtuar KPK-së: “Është shumë e vështirë për mua si përfaqësuese e Ambasadës Amerikane të kuptoj se si e dëshironi mbështetjen tonë?

𝐏𝐫𝐢𝐥𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟐: Ambasadori Honevier, ky Këshill Prokurorial “ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimin tonë në KPK si institucion publik.”

Ju vlerësoni vet tash!.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer