Thursday, April 24, 2025

Nxënësja e klasës 12 në Skenderaj boton librin “Flas me Hënën”

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Skenderajt, në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në prani të dashamirëve të fjalës së shkruar, është promovuar libri i parë me poezi i nxënëses së klasës së 12-të, Elita Hoxha, me titull Flas me hënën. Ky botim i veçantë është redaktuar nga mësimdhënësi Albin Mehmeti, i cili ka ndihmuar që ndjeshmëria dhe talenti i autores të pasqyrohen sa më mirë në faqe, shkruan rajoni.org.

Elita Hoxha është një e re me një shpirt krijues të thellë, e cila me vargjet e saj sjell një botë të brendshme të pasur, të mbushur me ndjenja, ëndrra dhe reflektime. Poezitë e saj janë të ndjera dhe origjinale, duke dëshmuar për një talent të lindur dhe një pasion të vërtetë për artin e të shkruarit.

Ky promovim nuk është vetëm një arritje personale për Elitën, por edhe një motivim për të gjithë të rinjtë që kanë dëshirë të shprehin veten përmes letërsisë. Flas me hënën është një ogur i mirë për një rrugëtim të gjatë e të suksesshëm në botën e poezisë dhe artit./Rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer